Doğa Kırmızıoğlu
22 mars 2023•Përditësim: 23 mars 2023
Java e parë e kualifikimeve të Kampionatit Evropian në Futboll 2024 të UEFA-s (EURO 2024) do të fillojë nesër me disa ndeshje, raporton Anadolu.
Kombëtaret që do të marrin pjesë në turneun që do të mbahet mes 14 qershor-14 korrik 2024 nën mikpritjen e Gjermanisë, do të përcaktohen pas ndeshjeve kualifikuese në grupe. Në javën e parë të fazës së grupeve do të luhen 23 ndeshje.
Mes tyre, nga vendet e rajonit Kosova do të përballet me Izraelin jashtë, ndërsa Maqedonia e Veriut do të presë Maltën.
Programi i ndeshjeve është si në vijim:
Nesër:
- Grupi C
20.45 Itali-Angli
20.45 Maqedonia e Veriut-Malta
- Grupi H
16.00 Kazakistan-Slloveni
20.45 Danimarkë-Finlandë
20.45 San Marino-Irlanda e Veriut
- Grupi J
20.45 Portugali-Lihtenshtajn
20.45 Sllovaki-Luksemburg
20.45 Bosnjë e Hercegovinë-Islandë
24 mars e premte:
- Grupi B
20.45 Francë-Holandë
20.45 Gjibraltar-Greqi
- Grupi E
20.45 Çeki-Poloni
20.45 Moldavi-Ishujt Faroe
- Grupi F
20.45 Suedi-Belgjikë
20.45 Austri-Azerbajxhan
- Grupi G
18.00 Bullgari-Mali i Zi
20.45 Serbi-Lituani
25 mars e shtunë:
- Grupi A Grubu
15.00 Skoci-Administrata e Qipros Jugore
20.45 Spanjë-Norvegji
- Grupi D
18.00 Armeni-Türkiye
20.45 Kroaci-Uells
- Grupi I
18.00 Bjellorusi-Zvicër
18.00 Izrael-Kosova
20.45 Andorra-Rumani