Yunus Kaymaz
22 mars 2023•Përditësim: 22 mars 2023
Futbollisti i njohur dhe aktualisht lojtar i klubit turk Basaksehir Medipol, Mesut Ozil i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar, raporton Anadolu.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale dhe ka shtuar se këtë hap e ka menduar prej kohësh pas 17 viteve mjaft të suksesshme që ka kaluar në futbollin profesionist.
"Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë mundësi. Megjithatë, pasi pësova disa lëndime në javët dhe muajt e fundit, u bë e qartë se kishte ardhur koha që unë të largohesha nga skena e madhe e futbollit", tha Ozil.
Duke theksuar se karriera e tij ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm plot momente dhe emocione të paharrueshme, 34-vjeçari Ozil falënderoi të gjithë bashkëlojtarët e tij në Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe dhe Medipol Basaksehir.
Suksesin më të madh në karrierën e tij në klube ai e arriti me Real Madridin, ku luajti 159 ndeshje dhe fitoi ligën spanjolle dhe Kupën e Mbretit, dhe me Arsenalin, ku luajti 254 ndeshje dhe fitoi katër Kupa FA.
Ozil luajti 92 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe shënoi 23 gola, me të cilën fitoi titullin e kampionatit botëror në Brazil në vitin 2014.