Fatih Erel
06 Prill 2022•Përditësim: 07 Prill 2022
Ndeshjet e çerekfinales në UEFA Ligën e Evropës do të fillojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të kësaj faze të organizimit të dytë më të madh të futbollit evropian do të zhvillohen nesër më 7 prill, ndërsa ndeshjet kthyese më 14 prill.
Ndeshjet e para të gjysmëfinales do të zhvillohen më 28 prill, kurse ndeshjet kthyese më 5 maj.
Finalja e kupës do të luhet më 18 maj në Stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan në Sevilla të Spanjës.
Programi i ndeshjeve është si në vijim:
18.45 Leipzig (Gjermani) - Atalanta (Itali)
21.00 Eintracht Frankfurt (Gjermani) - Barcelona (Spanjë)
21.00 West Ham (Angli) - Olympique Lyonnais (Francë)
21.00 Braga (Portugali) - Rangers (Skoci)