Sport

Ndeshja Shqipëri-Andorra përfundon me barazim

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar 2-2 ndaj Andorrës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”

Fatjon Cuka  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Ndeshja Shqipëri-Andorra përfundon me barazim ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Andorra në kuadër të fazës eliminatore për Kampionatin Evropian "Euro 2020" ka përfunduar me barazim, raporton Anadolu Agency (AA).

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka barazuar 2-2 ndaj Andorrës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Golat për Shqipërinë u shënuan në minutën e 6-të nga Bekim Balaj dhe minutën e 55-të nga Rey Manaj, ndërsa për ekipin e Andorrës golat u shënuan nga Cristian Martinez në minutën e 18-të dhe 48-të.

Në stadium ishin të pranishëm edhe tifozët kuqezi, ndërsa Policia e Shqipërisë kishte marrë masa për të parandaluar incidentet.

Shqipëria bën pjesë në Grupin H të këtyre eliminatoreve së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e fundit për kualifikimet e Euro 2020 do ta zhvillojë ndaj Francës në stadiumin e kombëtar në Tiranë më 17 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın