Sport

Kualifikimet për Euro 2020, Kosova pëson humbje kundër Çekisë

Kosova u mund me rezultatin 2-1 nga Çekia, ndërsa në ndeshjen e radhës do të përballet me Anglinë në Prishtinë

Shpetim Hiseni  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Kualifikimet për Euro 2020, Kosova pëson humbje kundër Çekisë ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Shkup

Kombëtarja e Kosovës në futboll pësoi humbje me rezultatin 2-1 në ndeshjen kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve në Grupin A për Kampionatin Evropian "Euro 2020", raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar në Doosan Arena në Plzen të Çekisë, pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola.

Ndërkaq, në pjesën e dytë, Kosova kaloi në epërsi në minutën e 50-të me golin e Atdhe Nuhiut.

Çekia barazoi shifrat në 1-1 me golin e Alex Kral në minutën e 71-të, ndërsa në minutën e 79-të ngriti rezultatin në 2-1 me golin e të njëjtit futbollist.

Me këtë rezultat, Çekia siguroi kualifikimin nga ky grup së bashku me Anglinë.

Në ndeshjen kundër Çekisë, kombëtares kosovare i mungoi sulmuesi Vedat Muriqi, i cili të premten e kaluar u lëndua në një ndeshje në ligën turke, ku ai luan për klubin Fenerbahçe.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 17 nëntor në Prishrinë kundër Anglisë.

Në ndeshjen tjetër në grup, Anglia mposhti Malin e Zi me rezultatin 7-0.

Ndryshe, pas Anglisë me 18 pikë dhe Çekisë me 15 pikë, Kosova renditet në vendin e tretë me 11 pikë në Grupin A të kualifikimeve për "Euro 2020", duke u pasuar nga Mali i Zi dhe Bullgaria me nga 3 pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın