Emre Aşıkçı
03 mars 2021•Përditësim: 05 mars 2021
Ylli serb Nikola Jokic shënoi "triple-double" për të ndihmuar Denver Nuggets në fitoren me rezultatin 128:97 kundër Milwaukee Bucks, transmeton Anadolu Agency (AA).
Jokic shënoi "triple-doublen" e tij të 50-të me 37 pikë, 11 asiste dhe 10 kërcime në Fiserv Forum.
Mbrojtësi kanadez, Jamal Murray shënoi 24 pikë dhe gjashtë asiste ndërsa P. J. Dozier shënoi 19 pikë.
Për Bucks, Freak Grek Giannis Antetokounmpo shënoi 27 pikë dhe tetë kërcime.
Khris Middleton shënoi 20 pikë dhe gjashtë asiste. Nuggets përmirësuan paraqitjen e tyre me 20 fitore dhe 15 humbje në Konferencën Perëndimore.
Jokic u bë lojtari i nëntë në historinë e NBA-së që arriti 50 "triple-double" në karrierë, duke u bashkuar me James Harden, Larry Bird, Wilt Chamberlain, LeBron James, Jason Kidd, Magic Johnson, Russell Westbrook dhe Oscar Robertson.
Rezultatet:
Washington Wizards - Memphis Grizzlies 111:125
Boston Celtics - Los Angeles Clippers 117:112
Miami Heat - Atlanta Hawks 80:94
San Antonio Spurs - New York Knicks 119:93
Milwaukee Bucks - Denver Nuggets 97:128
Los Angeles Lakers - Phoenix Suns 104:114