Satuk Buğra Kutlugün
07 Korrik 2019•Përditësim: 08 Korrik 2019
Los Angeles Lakers kanë bërë gjithsej gjashtë nënshkrime të shtunën pasi humbën Kawhi Leonard si mundësi transferimi tek ata për rivalët e qytetit Los Angeles Clippers, raporton Anadolu Agency (AA).
DeMarcus Cousins është dakorduar të nënshkruajnë kontratë 1-vjeçare prej 3.5 milionë dollarë për Lakers, ndërkohë që Rajon Rondo, JaVale McGee dhe Alex Caruso thuhet se kanë nënshkruar kontrata të reja për t'u kthyer në ekip.
“Miami Heat shfaqën interesim për Cousins, por disa lojtarë të Lakers, përfshirë Anthony Davis, ndihmuan që ta bindin t’u bashkohet LA”, tha gazetari i sportit Adrian Wojnarowski në një Tweet.
Herët të shtunën, Danny Green, Kentavious Caldwell-Pope, dhe Quinn Cook po ashtu u pajtuan të kontraktojnë me Lakers.