Satuk Buğra Kutlugün
28 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
ANKARA (AA) - Cleveland Cavaliers kanë arritur të kualifikohen përsëri në finale të NBA-së pasi mbrëmë mposhtën ekipin Toronto Raptors me rezultatin 113-87 në kuadër të përballjes së gjashtë të finales në Konferencën Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).
E ashtuquajtura "Treshja e madhe" e Cleveland-it, Lebron James, Kyrie Irving dhe Kevin Love - shënoi 83 nga 113 pikët e ekipit të tyre duke mposhtur Raptorsat me rezultatin 4-2 në seri, që bëri ekipin nga Klivlendi të avansojë në finale e madhe, e treta në historinë e klubit.
Lebron James shënoi 33 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime, Irving shënoi 30 pikë ndërsa Love shënoi 20 pikë ndërkohë që 35 pikët e Kyle Lowry dhe 20 pikët DeMar Derozan nuk ishin të mjaftueshme për ekipin e Toronto Raptors të mposht Cleveland Cavaliers.