Emre Aşıkçı
04 Nëntor 2022•Përditësim: 04 Nëntor 2022
Brooklyn Nets e ka pezulluar Kyrie Irving për të paktën 5 ndeshje pa pagesë, pas promovimit që i bëri një filmi antisemitik në mediat sociale, konfirmoi klubi të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kemi vendosur që Kyrie të pezullohet pa pagesë derisa të plotësojë një sërë masash objektive përmirësuese që adresojnë ndikimin e dëmshëm të sjelljes së tij ndërsa periudha e pezullimit nuk është më pak se 5 ndeshje", thuhet në deklaratën e Nets.
"Jemi të mendimit se ai aktualisht nuk është i përshtatshëm për t'u lidhur me Brooklyn Nets", tha klubi.
Mbrojtësi 30-vjeçar postoi një link të një filmi antisemitik javën e kaluar, por nuk kërkoi falje derisa klubi e pezulloi atë.
"Të gjitha familjet dhe komuniteti hebre që ndihen të lënduar dhe të prekur nga postimi im, shpreh keqardhje të madhe për dhimbjen që kam shkaktuar dhe kërkoj falje", shkroi Irving në Instagram.
Për shkak të pezullimit, Irving do të humbasë ndeshjet e NBA-së kundër Washington Wizards, Charlotte Hornets, Dallas Mavericks, New York Knicks dhe Los Angeles Clippers.