Doğa Kırmızıoğlu
04 Nëntor 2022•Përditësim: 04 Nëntor 2022
Piloti kampion në organizimin më të rëndësishëm të garave të motoçikletave, MotoGP, do të përcaktohet në garën e 20-të dhe të fundit të sezonit në Çmimin e Madh të Valencia-s në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara do të organizohet në Pistën e Komunitetit të Valencia-s në rajonin Cheste, të gjatë 4 kilometra, ku xhirot për renditje do të mbahen nesër në ora 14:10, kurse gara me 27 xhiro të dielën më 6 nëntor në ora 14:00.
Fituesi i Kampionatit Botëror në MotoGP 2022 do të përcaktohet pas kësaj gare. Piloti italian i Ducati Lenovo-s, Francesco Bagnaia, do të bëhet kampion nëse e përfundon garën në rendin e 14-të e përpjetë.
Piloti francez i Monster Energy Yamaha, Fabio Quartararo, që e ndjek Bagnaia-n me 23 pikë dallim, do të fitojë kampionatin nëse e përfundon garën në vendin e parë dhe kundërshtari i tij renditet i 15-ti ose më pak.
Deri më tani Bagnaia ka fituar 7 gara, Enea Bastianini (Gresini) 4, Quartararo 3, Miguel Oliveira (Red Bull KTM) 2, Aleix Esparagaro (Aprilia), Jack Miller (Ducati Lenovo) dhe Alex Rins (Suzuki) nga një garë.
Renditja e 5 pilotëve të parë para garës së fundit është si në vijim:
1. Francesco Bagnaia (Itali): 258 pikë
2. Fabio Quartararo (Francë): 235
3. Aleix Espargaro (Spanjë): 212
4. Enea Bastianini (Itali): 211
5. Jack Miller (Australi): 189