Alma Çekovic
10 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
LONDËR (AA) – Trajneri portugez, Jose Mourinho, konfirmoi se këtë verë me siguri do të kthehet në punën e trajnerit dhe shprehu dëshirën që ajo të jetë në Angli. Ai megjithatë mohoi informacionet se ka arritur apo nënshkruar marrëveshje me Manchester Uniteda për të zëvendësuar kolegun holandez, Louis Van Gaal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mourinho, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u pushua nga Chelsea tha për Sky Sports se thuajse mund të garantojë se këtë verë do t’i kthehet futbollit dhe se ka oferta të mira të cilat aktualisht është duke i shqyrtuar.
“Van Gal është miku im madh, kemi punuar bashkë disa vite. Më kanë ndërlidhur me shumë punë këtë verë, por kësaj radhe mund t’ju them se momentalisht nuk kam marrëveshje me Manchester-in”, tha Mourinho.