Sport

Nëse United shkarkon Mourinhon duhet t'i paguaj 24 milionë paund

United të dielën u mposht nga Liverpooli dhe shumica janë të mendimit se menaxhmenti i klubit pas disfatës nga rivali më i madh do të shkarkojë trajnerin Mourinho

Bedrudin Brlyavac  | 18.12.2018 - Përdıtësım : 18.12.2018
Nëse United shkarkon Mourinhon duhet t'i paguaj 24 milionë paund

Londër

LONDËR (AA) - Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho këtë sezon nuk ka arritur rezultatet e pritura me gjigantin anglez, por menaxhmenti i klubit nuk dëshiron ta shkarkojë, ndërkaq arsyeja janë paratë, shkruajnë mediat britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).

United të dielën u mposht nga Liverpooli në Anfield me rezultatin 3:1 dhe shumica janë të mendimit se menaxhmenti i klubit pas disfatës nga rivali më i madh do të shkarkojë trajnerin Mourinho.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, ndërsa mediat britanike shkruajnë se administrata fare nuk ka në plan shkarkimin e tij.

Sipas "Daily Record", në rast se Manchester United shkarkon Mourinhon para përfundimit të afatit kalimtar dimëror, apo deri në fund të këtij muaji, klubi detyrohet të paguajë deri në 24 milionë paund.

Në rast se Mourinho qëndron deri në fund të sezonit dhe nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë klubi duhet t'i paguajnë 25 për qind më pak nga shuma e përgjithshme, e cila me shumë gjasa është një skenar i mundshëm.

United pas 17 xhirove radhitet në pozitën e gjashtë me 26 pikë. Tabelën e Premier Ligës e kryeson Liverpooli me 45 pikë, e ndjekur nga Manchester City me 44 dhe Tottenham me 39 pikë.

Në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve, ata do të luajnë kundër Paris Saint-Germain.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın