Dejan Maksimoviç
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
MANCHESTER (AA) – Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho ka vetëm disa muaj që ka marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” me një kontratë tre vjeçare por ai që tani ka shprehur dëshirën të qëndrojë më gjatë në Old Trafford, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas 17 ndeshjeve të luajtura në Premier Ligën angleze, United zë vendin e gjashtë me një ngecje të konsiderueshme prapa liderit në tabelë, mirëpo akoma nuk është eliminuar nga asnjë garë siç janë Liga Europa, Kupa e FA-së dhe Kupa e Ligës.
“Nëse një ditë vendosin të më ofrojnë kontratë të re, do ta nënshkruaj”, tha Mourinho për mediat britanike.