Şenhan Bolelli
18 Tetor 2016•Përditësim: 18 Tetor 2016
MADRID (AA) - Real Madridi, ekipi i Ligës së Parë të Futbollit të Spanjës (La Liga), njoftoi se kontrata e futbollistit kroat Luka Modriç, është zgjatur deri në fund të sezonit 2019-2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit madrilen, njoftohet se kontrata e 31 vjeçarit Modriç e cila përfundon në fund të sezonit është zgjatur deri më 30 qershor 2020 dhe futbollisti kroat nesër në stadiumin Santiago Bernabeu do të mbajë një konferencë për media.
Luka Modriç, i cili në verën e vitit 2012 u transferua nga ekipi anglez Tottenham, në 175 ndeshje me fanellën e Real Madrid-it tregoi shënoi 10 gola dhe 27 asistime.
Modriç i cili gjithashtu është pjesë kombëtares kroate, me Real Madridin arriti të fitojë 2 tituj të UEFA Ligës së Kampionëve, 2 UEFA Super Kupa, një Super Kupë të Spanjës, një Kupë Mbretërore të Spanjës dhe një FIFA Kupë Botërore të klubeve.