Saimir Alija
10 Tetor 2018•Përditësim: 11 Tetor 2018
ELBASAN (AA) - Ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 ndeshja miqësore mes kombëtares së futbollit të Shqipërisë dhe kombëtares së futbollit të Jordanisë, e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me portat e paprekura, ndërsa nuk kanë munguar rastet për shënim nga ana e të dyja ekipeve.
Edhe në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por pa arritur të shënonin gol.
Ndeshjet miqësore të Kombëtares së Shqipërisë luhen në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Për sigurimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri – Jordani, Policia e Shqipërisë kishte ndërmarrë një plan masash.
Kujtojmë se me datë 14 tetor Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll do të luajë ndeshjen zyrtare eleminatore përballë Izraelit, për Grupin C1, në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve.