TETOVË (AA) – Galatasaraj konfirmonnë një deklaratë të shkurtër, publikuar në faqen e tyre zyrtare se negociatat janë duke u zhvilluar.
“Galatasaray ka bërë të ditur se negociatat zyrtare për transferimin e Tarik Camdal (Eskişehirspor) si dhe Goran Pandev dhe Blerim Xhemailit (SSC Napoli), kanë filluar me klubet e tyre përkatëse”, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili ka lindur në Bogovinë të Tetovës. Në moshën 4 vjeçare, Xhemaili dhe familja e tij emigruan në Zvicër, ku dhe fillimin e karrierës së tij e filloi në moshën 9 vjeçare në klubin e të rinjve Oerlikon Zurich. Në vitin 2001, në klubin futbollistik FC Zurich, Xhemailit i filloi edhe karriera si futbollist profesional. Po ashtu, mesfushori shqiptar luajti edhe për klubet futbollistike, FC Bolton të Anglisë, FC Parma të Italisë dhe tre fushatat e fundit i kaloi në SSC Napoli ku dhe ka shënuar 16 gola në stadiumin San Paolo