Emre Doğan,Ercan Doğan
07 nëntor 2021•Përditësim: 08 nëntor 2021
Sot në Stamboll startoi maratona e 43-të e cila zhvillohet me sponsor N Kolay dhe e cila organizohet nga "Spor İstanbul", kompani ndihmëse e Bashkisë së Madhe të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbahet për të 43-tën herë maratona e cila mban titullin si "Maratona e vetme ndërkontinentale në botë" dhe e cila paraqitet në "kategorinë e artë" nga Shoqata Botërore e Atletikës.
Maratona startoi 250 metra nga ura "Dëshmorët e 15 Korrikut" në pjesën e Anadollit. Startimin e maratonës e shënuan kryetari i përgjithshëm i partisë CHP Kemal Kılıçdaroğlu, kryetarja e përgjithshme e partisë İYİ Meral Akşener dhe kryetari i bashkisë metropolitiane të Stambollit, Ekrem İmamoğlu.
Në këtë organizim ku do të vrapojnë 40 mijë persona, pas një viti ndërprerje janë shtuar edhe vrapimi 15 kilometra dhe vrapimi popullor 8 kilometra. Këto dy kategori nuk u mbajtën vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Në maratonë janë të përfshira tre lloje vrapimi prej të cilave njëra në distancën 42 kilometra, tjetra në 15 kilometra dhe vrapimi popullor me 8 kilometra.
Në maratonën e 43-të të Stambollit me sponsor N Kolay garojnë 54 atletë elitarë, përfshirë kenianin Daniel Kipkore Kibet i cili ka thyer rekordin e Maratonës së Stambollit për meshkuj me kohën 2.09.44 si dhe atletë të tjerë si etiopianët Chele Dechasa, Yitayal Zerihun, Bazu Worku që kanë rezultate në organizimet e atletikës.
Çmimet
Në maratonën e 43-të të Stambollit çmimet e vendit të parë për meshkuj dhe femra do jetë nga 35 mijë dollarë.
Për vendet e dyta 20 mijë dollarë dhe për vendet e treta nga 10 mijë dollarë.
Ndërsa tek sportistët turq të parët do të fitojnë një çmim prej 30 mijë lira, të dytët 15 mijë lira dhe të tretët 5 mijë lira.