BEOGRAD (AA) - "Komiteti Olimpik i Serbisë dënon ashpër vendimin e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pranimin e anëtarësimit të kushtëzuar të Republikës së Kosovës e cila njëanshëm shpalli pavarësinë, për këtë arsye edhe zyrtarisht i është dërguar protestë KON," deklaroi KO Serb me rastin e pranimit të përkohshëm natën e kaluar të KO Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Olimpik i Serbisë do të reagoj ndaj këtij vendimi, në përputhje me rekomandimet që do të merren nga autoritetet kompetente në Republikën e Serbisë, thekson kreu i organizatës sportive në Serbi, nën udhëheqjen e ish-lojtarit të njohur të NBA, basketbollisti Vlade Divaç
Vendimi nëse KO i Kosovës, do të bëhet anëtare fuqiplote "e familjes Olimpike ndërkombëtare" do të mësohet në seancën e Kuvendit të IOC në dhjetor që do të mbahet në Principatën e Monakos.
Nëse delegatët votojnë me shumicë votash "pro", Kosova do të bëhet shtetet i 205. anëtari i Komitetit Olimpik , ndërsa sportistët e vendit, të cilin deri më tani e kanë njohur 108 vende të botës, në lojërat Olimpike Verore në Rio de Janeiro (Brazil) në vitin 2016 do të ketë mundësinë të marr pjesë nën flamurin e Kosovës, shkruan Anadolu Agency.