TIRANË (AA) Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se është shtyrë vendimi i Komisionit të Kontrollit Etikës dhe Displinës në UEFA, në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja në fjalë u ndërpre në minutën e 41 të pjesës së parë, për të mos vazhduar më. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit në bazë të rregullores së UEFA-s, të dyja palët, si Federata Shqiptare e Futbollit ashtu edhe Federata e Futbollit të Serbisë, kanë paraqitur dosjet e tyre me argumente juridike të mbështetura në pamje filmike dhe foto.
Mbledhja për shqyrtimin e provave zhvillohet sot, sipas programit, deri në marrjen e vendimit. Komunikimi mbi këtë vendim do të jepet nesër dhe do të bëhet publik nga UEFA.