Muhammed Enes Çallı
07 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Në ndeshjen e katërt të filanes së NBA-së amerikane Los Angeles Lakers ka mposhtur Miami Heat me rezultatin 102-96, duke kaluar në epërsi prej 3-1 me një ndeshje larg fitimit të titullit, raporton Anadolu Agency (AA).
LeBron James shënoi 28 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime, ndërsa Anthony Davis shtoi 22 pikë për Lakers.
Kentavious Caldwell-Pope gjithashtu shënoi 15 pikë dhe Danny Green shënoi 10.
Për Heat, Jimmy Butler shënoi 22 pikë, ndërsa Tyler Herro shënoi 21.
Duncan Robinson gjithashtu shtoi 17 pikë për anën humbëse.
Nëse ata fitojnë ndeshjen tjetër në serinë finale, Lakers do të fitojnë kampionatin e tyre të parë të NBA-së brenda një dekade.