Serhat Bağbars
21 Shkurt 2018•Përditësim: 21 Shkurt 2018
PYEONGCHANG (AA) – Skiatorja italiane Sofja Goggia fitoi medaljen e artë në disiplinën më të shpejtë të skijimit alpinist atë të lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut, raporton Agjencia Anadolu (AA).
Në shtegun e qendrës dimërore Jeongseon, italianja u lëshua për 1.39.22 minuta që mjaftonte për medaljen e parë olimpike të arit në karrierë.
Vendin e dytë e fitoi norvegjezja Ragnhild Moëinckel, e cila për dallim nga Goggia për nëntë të qindtat e sekondave ishte prapa.
Amerikanja Lindsey Vonn fitoi vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.
Tetë skiatorë nuk arritën të përfundojnë garën dhe të realizojnë plasimin.