Dejan Maksimoviç
21 Shkurt 2019•Përditësim: 22 Shkurt 2019
Futbollistit të Liverpoolit, Sadio Mane i është vjedhur shtëpia gjatë ndeshjes të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit të Mynihut. Në mesin e gjërave të vjedhura janë orët e dorës, telefona celularë dhe çelësat e automjeteve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat britanike thonë se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e Manes në Allerton, pjesën jugore të Liverpoolit, të martën në periudhën mes orës 18:00 dhe 23:45 minuta, sipas kohës lokale, ndërsa lojtari 26 vjeçar ishte në Anfield, në kohën kur askush nuk ishte në shtëpi.
Në vijim janë hetimet e forenzikës dhe kërkimet policore.
"Apelojmë deri te të gjithë ata që kanë çfarëdo informacioni lidhur me këtë vjedhje që të na lajmërohen dhe të ndihmojnë në hetime. Në kohën e vjedhjes anëtarët e familjes nuk kanë qenë në shtëpi, gjë që pamëdyshje kjo do të jetë një përvojë e hidhur për ta ndërsa unë do të lusja kryerësit e vjedhjes që të kthejnë gjërat e vjedhura pronarit në çfarëdo mënyre. E dimë që orët kanë një vlerë të madhe në para ndërkaq u bëjmë thirrje edhe atyre që u ofrohen për shtije që të na paraqiten", ka thënë Phil Maho, inspektor i policisë në Merseyside.
Lojtarit të kombëtares së Senegalit për të dytën herë i plaçkitet shtëpia derisa është në ndeshje. Për herë të parë një përvojë të tillë të hidhur e përjetoi në nëntor të vitit 2017, kur iu plaçkit shtëpia gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve në Anfield ndaj Mariborit.