Sport

Lionel Messi u kthehet stërvitjeve me skuadrën e Barcelonës

Klubi i Barcelonës publikoi një video në Twitter me mbishkrimin: "Leo Messi fillon stërvitjet para-sezonale"

Muhammed Enes Çallı  | 08.09.2020 - Përdıtësım : 08.09.2020
Lionel Messi u kthehet stërvitjeve me skuadrën e Barcelonës Foto: AA/Arhiv

Ankara

Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi iu kthye sot stërvitjeve me skuadrën e Barcelonës pasi vendosi të qëndrojë në klub edhe një sezon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi i Barcelonës publikoi një video në Twitter me mbishkrimin: "Leo Messi fillon stërvitjet para-sezonale".

Messi të premten njoftoi se kishte zgjedhur të qëndronte në Barcelonë për këtë sezon pas një mosmarrëveshjeje me kontratën me palën spanjolle.

Më 25 gusht, lojtari 33-vjeçar vendosi të largohet nga ekipi në një transferim falas dhe mungoi në seancat stërvitore të javës së kaluar.

Ai rinovoi marrëveshjen e tij me Barcelonën në vitin 2017 dhe marrëveshja e tij është paraparë të përfundojë më 30 qershor 2021.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın