Hüseyin Burak Demirer
30 Prill 2018•Përditësim: 30 Prill 2018
ANKARA (AA) - Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së UEFA Ligës së Kampionëve do të fillojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Finalistët, në organizimin më të madh të futbollit evropian, do të përcaktohen pas ndeshjeve që do të zhvillohen nesër dhe 2 maj të mërkurën.
Ekipi spanjol Real Madrid, do të jetë nikoqir i ndeshjes me ekipit gjerman Bayern Munich në stadiumin Santiago Bernabeu. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-1, në favor të klubit madrilen.
Ndërsa finalisti tjetër do të përcaktohet në ndeshjen mes ekipit anglez Liverpool dhe atij italian Roma, i cili do të zhvillohet në stadiumin Olimpik të Romës. Ndeshjen e parë e fitoi Liverpool, me një rezultat prej 5-2.
Finalje e UEFA Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 26 maj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.