Can Erözden
14 Dhjetor 2020•Përditësim: 14 Dhjetor 2020
Klubi spanjoll i futbollit Barcelona do të përballet me Paris Saint-Germain (PSG) të Francës në të 16-ën e finales të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, raporton Anadolu AGency (AA).
Shorti i të 16-ës së finales u mbajt në Zvicër. Faza e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të shohë një përplasje interesante midis Barcelonës dhe PSG-së.
Ndërkohë, kampionët e vitit 2020, gjiganti gjerman Bayern Munich do të luajë kundër klubit italian Lazio në fazën e eliminimit direkt.
Ndeshjet e të 16-ës së finales të fundit do të fillojnë në shkurt, kurse ndeshjet e radhës do të zhvillohen në mars.
Ndeshjet e të 16-ës së finales të Ligës së Kampionëve:
Borussia Monchengladbach - Manchester City
Lazio - Bayern Munich
Atletico Madrid - Chelsea
RB Leipzig - Liverpool
Porto - Juventus
Barcelona - Paris Saint-Germain
Sevilla - Borussia Dortmund
Atalanta - Real Madrid