Sport

Liam Rosenior emërohet trajneri i ri i Chelseat

Rosenior gjatë karrierës së tij ka drejtuar klube si Derby County, Hull City dhe së fundmi Strasburgun

Mutlu Demirtaştan  | 06.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Liam Rosenior emërohet trajneri i ri i Chelseat

Stamboll

Klubi anglez Chelsea ka emëruar Liam Rosenior si trajner të ri, pas largimit të Enzo Maresca-s nga posti i trajnerit, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e klubit thuhet se me trajnerin anglez 41-vjeçar është nënshkruar kontratë deri në vitin 2032.

Rosenior gjatë karrierës së tij ka drejtuar klube si Derby County, Hull City dhe së fundmi Strasburgun.

Nën drejtimin e Maresca-s, Chelsea nuk arriti të fitojë në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe pas 20 javësh renditet në vendin e pestë me 31 pikë.

Në UEFA Ligën e Kampionëve, "blutë" kanë 10 pikë dhe aktualisht ndodhen në vendin e 13-të.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın