Emre Aşıkçı
08 Prill 2020•Përditësim: 09 Prill 2020
Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Tottenham Hotspur, Jimmy Greaves u shtrua në spital të martën vonë me sëmundje të papërcaktuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mund të konfirmojmë se golashënuesi ynë më mirë Jimmy Greaves aktualisht po trajtohet në spital. Ne jemi në kontakt me familjen e tij dhe do t'iu njoftojmë për gjendjen e tij në kohë", tha klubi anglez i Premier ligës në një deklaratë.
Greaves 80-vjeç ka shënuar 266 gola në 379 paraqitje për Tottenhamin për t'u bërë golashënuesi më i mirë i klubit londinez.
Ai e filloi karrierën e tij në klubin rival londinez Chelsea në vitin 1957 dhe iu bashkua gjigantëve italianë AC Milan në vitin 1960.
Stinori i tij në Itali u tregua i shkurtër pasi Greaves u kthye në Angli një vit më vonë për t'u bashkuar me Tottenhamin.
Greaves fitoi dy Kupa FA dhe dy Superkupa Angleze gjatë nëntë sezoneve të tij me Spurs, përpara se të nënshkruante për West Ham United.
Ai ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së Anglisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966, titullin e vetëm ndërkombëtar të vendit deri më tani.
Greaves, i cili pësoi sulm në tru në vitin 2015, shënoi 44 gola në 58 ndeshje për Anglinë.