Erbil Başay
23 Korrik 2017•Përditësim: 24 Korrik 2017
BERLIN (AA) - Philipp Lahm, lojtari i cili sezonin e kaluar i tha lamtumirë Bayernit të Mynihut është shpallur futbollist i vitit në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Në anketën të cilën e realizoi gazeta “Kicker” kanë votuar 885 gazetarë sportiv. Ish-kapiteni i Bayernit të Mynihut dhe kombëtares së Gjermanisë fitoi 242 vota dhe në këtë mënyrë u shpall futbollist i vitit në vend.
Në vendin e dytë u radhit Toni Kroos, lojtari i Real Madridit, i cili fitoi 192 vota, ndërsa me 120 vota vendi i tretë i takoi Pierre-Emerick Aubameyang i cili luan për Borussia Dortmund.
Lahm për “Kicker” deklaroi se është i nderuar me çmimin duke u shprehur se beson që gazetarët kanë analizuar tërë karrierën e tij.
Philipp Lahm dhe bashkëlojtarët e tij nga “Elfa” fituan Kampionatin Botëror në Brazil në vitin 2014. Me Bayernin e Mynihut tetë herë ka fituar Bundesligën, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë UEFA Ligën e Kampionëve.