Emre Aşıkçı
21 Dhjetor 2020•Përditësim: 22 Dhjetor 2020
Real Madrid dje si mysafire ka mposhtur Eibar me rezultat 3:1 në ndeshjen e La Ligës spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ylli francez i skuadrës mysafire Karim Benzema shënoi golin e parë në minutën e 9-të të ndeshjes në Stadiumin Ipurua.
Luka Modriç dyfishoi epërsinë në minutën e 13-të, ndërsa goli i tretë erdhi nga Lucas Vazquez në kohën shtesë.
Goli i vetëm i Eibar u shënua nga Kike Garcia në minutën e 28-të.
Me fitoren e fundit, Real Madrid i renditur në vendin e dytë rriti pikët e tyre në 29, ndërsa Eibar renditet i 14-ti me 15 pikë.
Të shtunën, Atletico Madrid, i cili është në krye të tabelës me 29 pikë në 12 ndeshje, mundi Elche me rezultat 3:1.
Barcelona barazoi me Valencia me rezultat 2:2, ndërsa Real Sociedad u mund nga Levante me rezultat 2:1.
Rezultatet e xhiros së 14-të:
Athletic Bilbao - Huesca 2:0
Atletico Madrid - Elche 3:1
Barcelona - Valencia 2:2
Levante - Real Sociedad 2:1
Osasuna - Villarreal 1:3
Sevilla - Real Valladolid 1:1
Celta Vigo - Alaves 2:0
Granada - Real Betis 2:0
Cadiz - Getafe 0:2
Eibar - Real Madrid 1:3