Kombëtarja e Kamerunit në futboll kërkon trajner
Federata Kamerunase e Futbollit ka hapur konkurs për trajner të ekipit "A", njoftohet në faqen zyrtare të federatës së kësaj kombëtareje

Yaounde
YAOUNDE (AA) - Federata Kamerunase e Futbollit ka hapur konkurs për trajner të ekipit "A", njoftohet në faqen zyrtare të federatës së kësaj kombëtareje, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton AA për të përmbushur kriteret dhe për t'u emëruar trajner i ekipit "A" kombëtar duhet të ketë përvojë ndërkombëtare, të njohë futbollin afrikan dhe të flasë anglishten ose gjuhën frënge. Aplikimet për trajner të FF të Kamerunit mund të dërgohen deri më sot, më 15 dhjetor, në ora 18:00 sipas kohës lokale.
Pozicioni i trajnerit të kombëtares kameruanse është i zbrazët nga 30 tetori pas largimit të gjermanit Volker Finke.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.