Handan Kazancı
27 Qershor 2020•Përditësim: 28 Qershor 2020
Klubi spanjoll i futbollit Almeria të premten njoftoi se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Jose Gutierrez Hernandez, i njohur si Guti, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jose Maria Gutierrez u largua nga klubi ynë me marrëveshje të ndërsjellë. Faleminderit, Guti, për të gjitha përpjekjet tua dhe përkushtimin për ngjyrat tona. Të dëshirojmë sukses në karrierën tënde", shkroi në Twitter klubi spanjol i ligës së dytë.
Ish-mesfushori i Real Madridit do të zëvendësohet nga portugezi Fernado Santos.
Guti ishte angazhuar edhe si asistent i trajnerit në klubin e Super Ligës turke Beshiktash në sezonin 2018-2019 dhe më 5 nëntor arriti marrëveshje me Almeria-n.