Bakir Tiro
29 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) - Nuk është e vërtetë se do të marrë përfaqësuesen e Anglisë. Jam përqendruar vëtëm në përfaqësuesen e SHBA-ve dhe kualifikimeve për Kupën e Botës, deklaroi Jurgen Klinsman, trajneri i përfaqësuese amerikane të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Klinsmann ka mohuar zërat në disa media në Angli, të cilat e kanë lidhur atë me mundësinë për t'u ulur në stolin e Anglisë pas dorëheqjes së Samuel Allardyce.
Ai theksoi se dëshiron të arrijë rezultate edhe më të mira me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe se nuk ka negociuar me Federatën e Futbollit të Anglisë (FA).
Lojtari i dikurshëm i përfaqësuese gjermane, që nga viti 2011 drejton ekipin e SHBA-ve.