Serdar Bıtmez,Gülşen Topçu
22 Nëntor 2021•Përditësim: 22 Nëntor 2021
Katari filloi me një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin Doha, numërimin mbrapsht për Kupën e Botës FIFA 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të përgatitjeve për Botërorin 2022 që do të zhvillohet në Katar, me bashkëpunimin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA) dhe Komitetit të Lartë të Projekteve dhe Trashëgimisë së Katarit u hap me një ceremoni ora e numërimit mbrapsht për Kupën e Botës e vendosur në vijën bregdetare të Dohas.

Në ceremoni morën pjesë kreu i Komitetit Olimpik të Katarit, Sheikh Joaa bin Hamad bin Khalifa Al Thani dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Në një deklaratë me shkrim nga Komiteti i Lartë i Projekteve dhe Trashëgimisë së Katarit që është përgjegjës për projektet e infrastrukturës së Botërorit thuhet se kanë përfunduar punimet në 8 stadiume ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës Arabe të FIFA 2021.

Deklarata në fjalë ka ardhur pas rregullimeve të fundit në "Lusail", stadiumin më të madh të kupës ku do të luhen ndeshjet finale dhe i cili ka një kapacitet prej 80 mijë shikues.
Katari për Botërorin 2022 ka ndërtuar posaçërisht 7 stadiume të reja ndërsa ka kryer punime zhvilluese në stadiumin ndërkombëtar "Khalifa".

Kupa Arabe FIFA 2021 që organizohet nga Katari dhe ku do të ndeshen 16 vende arabe nga Azia dhe Afrika do të mbahet në periudhën 30 nëntor-18 dhjetor.
Katari po bën përgatitje për organizimin e Botërorit më 21 nëntor - 18 dhjetor 2022.