Dejan Maksimoviç
04 Gusht 2016•Përditësim: 04 Gusht 2016
LONDËR (AA) – Organizata antidoping e Britanisë së Madhe (UKAD) ka akuzuar kampionin aktual botëror të boksit në kategorinë e rëndë Tyson Fury për doping, raporton Anadolu Agency (AA).
UKAD zbuloi se përkohësisht ka pezulluar Fury më 24 qershor, një ditë pasi boksieri britanik paralajmëroi se për shkak të lëndimit tërhiqet nga ndeshja e revanshit me Vladimir Klitschko.