Hilmi Sever
15 Qershor 2018•Përditësim: 16 Qershor 2018
MOSKË (AA) - Në Kampionatin Botëror FIFA 2018 që filloi dje nën organizimin e Rusisë, nesër do të zhvillohen 4 ndeshje në grupet C dhe D, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e parë e ditës do të zhvillohet mes Francës dhe Australisë në grupin C. Ndeshja do të luhet në stadiumin Kazan Arena të qytetit Kazan, në ora 12.00.
Ndeshja e dytë do të jetë mes Argjentinës dhe Islandës në grupin C, në stadiumin Spartak të kryeqytetit Moskë, në ora 15.00.
Ndërsa Peruja e cila pas 36 vitesh sërish arrit të klasifikohet në Botëror, do të përballet kundër Danimarkës në grupin C. Ndeshja do të zhvillohet në Mordovia Arena të qytetit Saransk në ora 18.00.
Ndeshja e fundit e ditës do të jetë mes Kroacisë dhe Nigerisë. Ndeshja do të luhet në Stadiumin Kaliningrad në ora 21.00