Yunus Kaymaz
26 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Ekipi i Premier Ligës angleze Leicester City ka ripërtërirë kontratën me sulmin Jamie Vardy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e klubit theksohet se me futbollistin 33 vjeçar, që prej vitit 2012 mban fanellën kaltër-bardhë, nënshkruan kontratë të re deri në vitin 2023.
Vardy në sezonin e kaluar ka qenë golashënuesi më i mirë i ligës me 23 gola të shënuar, ndërsa për Leicester City deri tani gjithsej ka luajtur 309 ndeshje dhe ka shënuar 129 gola.
Në sezonin 2015-2016, Vardy ka shënuar në 11 ndeshje radhazi duke thyer rekordin që i përkiste holandezit Ruud van Nistelrooyu.