Fatih Erel
10 Shtator 2021•Përditësim: 11 Shtator 2021
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 14-të të sezonit që do të zhvillohet në Itali, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i Madh i Italisë, do të zhvillohet me 53 xhiro në Pistën e qytezës Monza, e gjatë 5,7 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 12 shtator në orën 15:00.
Para Çmimit të madh të Italisë, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 7 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 4, Sergio Perez nga Red Bull-Honda dhe Esteban Ocon nga Alpine nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 224,5 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 221,5
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 123
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 114
5. Sergio Perez (Meksikë): 108
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 344,5
2. Red Bull: 332,5
3. Ferrari: 181,5
4. McLaren: 170
5. Alpine: 90