Selçuk Buğra Gökalp
23 gusht 2024•Përditësim: 27 gusht 2024
Mesfushori gjerman Ilkay Gündoğan është rikthyer te Manchester City, njoftoi sot klubi i Premierligës angleze, transmeton Anadolu.
Gündoğan ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion për një vit të dytë, sipas deklaratës së klubit.
Duke komentuar kthimin e tij, Gündoğan ka thënë: "Shtatë vitet e mia te Manchester City ishin një kohë e kënaqësisë së pastër për mua, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Unë u rrita si person dhe lojtar, zhvillova një marrëdhënie të veçantë me tifozët e Cityt dhe kam pasur sukses të jashtëzakonshëm në jetën time. Është shumë domethënëse që kam mundësinë të kthehem këtu".
Mesfushori 33-vjeçar iu bashkua Cityt pasi kaloi një sezon me gjigantin spanjoll Barcelonën. Gjatë periudhës së tij të mëparshme me Manchester Cityn, Gündoğan arriti sukses të rëndësishëm, duke përfshirë fitimin e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në vitin 2023, pesë tituj të Premierligës dhe dy Kupa FA.