Sport

Hidhet shorti për Kupën Ziraat të Turqisë

Fenerbahçe do të ndeshet me Basaksehir ndërsa Galatasaray do të përballet me Aytemiz Alanyaspor në formatin e eliminimit me një ndeshje

Emre Aşıkçı   | 15.01.2021
Hidhet shorti për Kupën Ziraat të Turqisë

Stamboll

Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Kupës Turke Ziraat u mbajt të premten në ndërtesën e Federatës Turke të Futbollit, Riva në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen çerekfinale në stadiumin Ulker, Fenerbahçe do të ketë një lojë të vështirë kundër kampionit në fuqi Medipol Basaksehir.

"Kanarinat e Verdha" hynë në raundin e katërt të kupës. Fenerbahçe u kualifikua në çerekfinale duke mposhtur Sivas Belediye Spor, Karacabey Birlikspor dhe Kasimpasa.

Medipol Basaksehir u kualifikua në të tetën e finales, duke eliminuar klubet e divizionit më të ulët Turgutluspor 7:0 dhe Tuzlaspor me rezultatin 5:1.

Galatasaray do të ndeshet me Aytemiz Alanyaspor pasi ndeshja do të zhvillohet në terrenin e tyre në stadiumin "Turk Telekom".

Galatasaray arriti në të tetën e finales, duke mposhtur Darica Genclerbirligi dhe Yeni Malatyaspor.

Të martën, me fitoren 7:6 pas ekzekutimit të penaltive, "Luanët" arritën në çerekfinale.

Çerekfinalet do të luhen më 9, 10 dhe 11 shkurt ndërsa gjysmëfinalet më 16, 17 dhe 18 mars.

Të gjitha ndeshjet do të luhen me formatin e eliminimit me një ndeshje.

Dyshet e të tetës së finales të Kupës Ziraat të Turqisë:

Demir Grup Sivasspor - Fraport TAV Antalyaspor

Galatasaray - Aytemiz Alanyaspor

Ittifak Holding Konyaspor - Besiktas

Fenerbahçe - Medipol Basaksehir

Dyshet e gjysmëfinales:

Demir Grup Sivasspor - Fraport TAV Antalyaspor / Galatasaray - Aytemiz Alanyaspor

Ittifak Holding Konyaspor - Besiktas / Fenerbahçe - Medipol Basaksehir



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın