Sport

Guus Hiddink i jep fund karrierës si trajner

Kombëtarja e Kuraçaos ishte ekipi i fundit të cilin e drejtoi trajneri 74-vjeçar Hiddink

Doğa Kırmızıoğlu  | 10.09.2021 - Përdıtësım : 13.09.2021
Guus Hiddink i jep fund karrierës si trajner

Ankara

Strategu holandez i futbollit, Guus Hiddink njoftoi pensionimin e tij si trajner të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një program televiziv holandez 74-vjeçari tha se ai i dha fund karrierës së tij si trajner për mosarritjen e synimeve me ekipin kombëtar të Kuraçaos dhe kontraktimin e koronavirusit kohët e fundit.

Kuraçao është një ishull në Karaibe dhe ndodhet në veri të Venezuelës.

Në karrierën e tij, Hiddink drejtoi klube si Real Madrid, Chelsea, Valencia dhe PSV Eindhoven.

Ai ishte trajner i Turqisë në periudhën 2010-2011 kur ekipi kombëtar nuk arriti të kualifikohej në "EURO 2012".

Hiddink gjithashtu ishte trajner i Holandës, Koresë së Jugut, Australisë dhe Rusisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.