Sport

Bayern Munich eliminohet nga gara për Kupën e Gjermanisë

Skuadra e divizionit të dytë Holstein Kiel trondit mbrojtësit e titullit

Emre Aşıkçı  | 14.01.2021 - Përdıtësım : 15.01.2021
Bayern Munich eliminohet nga gara për Kupën e Gjermanisë

Stamboll

Në një përmbysje të madhe, mbrojtësit e titullit Bayern Munich u eliminuan nga gara e mëtejshme nga skuadra e divizionit të dytë të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Holstein Kiel dje fitoi në penallti pasi ndeshja DFB-Pokal në stadiumin Holstein përfundoi 2:2.

Serge Gnabry shënoi golin e parë për Bayern Munich në minutën e 14-të, ndërsa Fin Bartels barazoi rezultatet në minutën e 37-të.

Leroy Sane shënoi golin e avantazhit për gjigantët e Mynihut vetëm disa minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa mbrojtësit e titullit dukeshin të vendosur për një fitore deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Mbrojtësi i Kiel, Hauke Wahl shënoi golin e barazimit dramatik në minutat shtesë të ndeshjes, duke shtuar shpresat për fitore.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte në kohën shtesë, ndërsa Kiel ishte më e saktë në gjuajtjen e penalltive, duke fituar 6:5, me çka regjistroi një fitore historike që i dërgoi ata në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın