Doğa Kırmızıoğlu
10 Shtator 2021•Përditësim: 13 Shtator 2021
Strategu holandez i futbollit, Guus Hiddink njoftoi pensionimin e tij si trajner të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një program televiziv holandez 74-vjeçari tha se ai i dha fund karrierës së tij si trajner për mosarritjen e synimeve me ekipin kombëtar të Kuraçaos dhe kontraktimin e koronavirusit kohët e fundit.
Kuraçao është një ishull në Karaibe dhe ndodhet në veri të Venezuelës.
Në karrierën e tij, Hiddink drejtoi klube si Real Madrid, Chelsea, Valencia dhe PSV Eindhoven.
Ai ishte trajner i Turqisë në periudhën 2010-2011 kur ekipi kombëtar nuk arriti të kualifikohej në "EURO 2012".
Hiddink gjithashtu ishte trajner i Holandës, Koresë së Jugut, Australisë dhe Rusisë.