Sport

Glasner, trajner i Wolfsburgut nga sezoni i ardhshëm

Trajneri 44 vjeçar austriak Glasner ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare

Hüseyin Burak Demirer  | 23.04.2019 - Përdıtësım : 24.04.2019
Glasner, trajner i Wolfsburgut nga sezoni i ardhshëm

Ankara

Oliver Glasner është emëruar trajner i klubit futbollistik gjerman Wolfsburg, nga sezoni i ardhshëm 2019-2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi i Wolfsburgut ka arritur marrëveshje me Oliver Glasner, në vend të Bruno Labbadia i cili në muajin mars njoftoi dorëheqjen në fund të sezonit.

Trajneri 44 vjeçar austriak Glasner ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Glasner, karrierën e tij të trajnerit e nisi në vitin 2014. Ai ka qenë trajner i klubeve austriake Ried dhe LASK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.