Ekip
08 Qershor 2019•Përditësim: 08 Qershor 2019
Në Roland Garros sot vazhdon dueli i gjysmëfinales në kategorinë për meshkuj ku takohen Novak Gjokoviç dhe Dominic Thiem, transmeton Anadolu Agency (AA)
Tenisti serb dhe ai austriak do të çelin orarin e së shtunës me përballjen e tyre e cila do të zhvillohet në fushën kryesore "Philippe Chatrier".
Ndeshja e cila filloi të premten, ishte ndërprerë nga shkaku i një stuhie që goditi Parisin.
Në kohën e ndërprerjes së meçit, rezultati në semafor tregonte 1:1 në sete, 6:2, 3:6 dhe 3:1 për Thiem në setin e tretë.
Fituesi do të takohet në finale me "mbretin e dheut" Rafael Nadal, i cili dje triumfoi ndaj Roger Federerit më lehtë nga që pritej me rezultatin 3:0 në sete, ose 6:3, 6:4 dhe 6:2.
Pas kësaj do të luhet finalja e femrave ku forcat do t'i masin australianja Ash Barty dhe Marketa Vondrousova nga Republika Çeke.