Emre Aşıkçı
09 Qershor 2022•Përditësim: 10 Qershor 2022
Gennaro Gattuso është emëruar trajner i ri i Valencias, konfirmoi sot klubi spanjoll i futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Valencia CF ka arritur një marrëveshje me Gennaro Gattuson i cili do të bëhet trajneri i ekipit të parë të Valencia CF për dy sezonet e ardhshme deri më 30 qershor 2024”, thuhet në deklaratën e klubit.
Pasi vari këpucët e futbollit, Gattuso filloi karrierën e tij si trajner në 2013. Ai ka drejtuar AC Milan dhe Napoli, me të cilët fitoi Kupën e Italisë në 2020.
Ish-futbollisti 44-vjeçar ndihmoi Italinë të fitonte titullin e Kupës së Botës FIFA 2006.
Si lojtar i AC Milanit, ai fitoi disa trofe ndërkombëtarë, përfshirë Ligën e Kampioneve UEFA (2003, 2007), Super Kupën UEFA (2003, 2007) dhe Kupën e Botës FIFA (2006).
Gattuso gjithashtu fitoi dy tituj të Serie A në vitin 2003 dhe 2007.