Fatjon Cuka
28 Mars 2021•Përditësim: 30 Mars 2021
Shqipëria ka humbur ndeshjen me Anglinë, e vlefshme për Kampionatin Botëror "Katar 2022", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja Shqipëri-Angli e luajtur në stadiumin "Air Albania" në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të ekipit mysafir.
Ekipi i Anglisë kaloi në avantazh në minutën e 38-të me golin e shënuar nga Kane, ndërsa në minutën e 63-të Mount vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ndeshja është luajtur pa tifozë për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19, ndërkohë Policia e Shqipërisë kishte marrë masa shtesë për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.
Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikuese, Shqipëria është në Grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.
Ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për Botërorin "Katar 2022" kundër Andorrës kuqezinjtë e fituan me rezultatin 1-0.