Sport

Futboll, Lukas Podolski kalon në Antalyaspor

Lojtari 34-vjeçar arriti të dielën në qytetin turistik Antalya për të nënshkruar kontratën 1,5-vjeçare me klubin e Super Ligës turke

Fatih Erel  | 19.01.2020 - Përdıtësım : 20.01.2020
Futboll, Lukas Podolski kalon në Antalyaspor

Stamboll

Sulmuesi gjerman Lukas Podolski ka vendosur t'i bashkohet klubit turk të futbollit Antalyaspor, raporton Anadolu Agency (AA).

Lojtari 34-vjeçar arriti të dielën në qytetin turistik Antalya për të nënshkruar kontratën 1,5-vjeçare me klubin e Super Ligës turke.

Ai pritet të nënshkruajë marrëveshjen të hënën.

Podolski ka luajtur për gjigantin turk Galatasaray nga viti 2015 deri më 2017.

Në mars të vitit 2017, Podolski u transferua nga Galatasaray në klubin ligës-J të Japonisë, Vissel Kobe, me një kompenzim prej 2,6 milionë euro.

Pasi mbërritjes në Galatasaray nga klubi anglez Arsenal në korrik të vitit 2015, Podolski ishte një figurë me ndikim në kampionatin e Kupës së Turqisë 2015-2016.

Podolski fitoi dy Superkupat e Turqisë me Galatasaray.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.