Doga Kirmizioglu
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Pasi pranoi se ka përdorur droga, boksieri britanik i peshave të rënda dhe kampioni Tyson Fury tha se vullnetarisht kthen të gjithë titujt dhe do t'i përkushtohet trajtimit dhe shërimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç u njoftua më parë, 28-vjeçari Fury mbeti pa titujt e Federatës Botërore të Boksit (WBA) dhe Organizatës Botërore të Boksit (WBO), pasi në media doli informacioni se kampioni ka përdorur drogë.
"Kjo që i kam dorëzuar tituj e kampionit, ishte e drejtë dhe e duhur. I fitova në ring dhe doja që aty ti humbas, por tani nuk jam në gjendje që ti mbroj. Për shkak të kësaj rripin e kampionatit që unë e konsideroj pasuri timen e dorëzoj. Për mua ky është një vendim i vështirë dhe emocional", shpjegoi Fury.