Bakir Tiro
13 Qershor 2017•Përditësim: 14 Qershor 2017
NYON (AA) – Përzgjedhja e futbollistit më të mirë në Evropë (UEFA Best Player in Europe) dhe futbollistes më të mirë në Evropë (UEFA Women's Player of the Year) për vitin e kaluar, do të mbahet më 24 gusht në Monaco, njoftoi Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), raporton Anadolu Agency (AA).
UEFA ka vendosur që këtë vit të ketë kategori të reja të shpërblimeve.
Si rrjedhojë, 55 anëtarët e jurisë Europa Sport Media (ESM) të UEFA-së, nga një gazetar prej shteteve anëtare të kësaj organizate kontinentale, dhe trajnerët e ekipeve nga Liga e Kampionëve, do të bëjnë përzgjedhjen e portierit, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve.
"Trajnerët do të kenë të drejtë të votojnë për lojtarë nga ekipi i tyre", vuri në dukje nga UEFA. Juria e UEFA-s dhe ESM-së do të zgjedh edhe lojtarin më të mirë të Liga Evropa.
Nga ky vit është themeluar edhe çmimi i veçantë i presidentit të UEFA-s, fitues i të cilit këtë vit është Francesco Totti, në shenjë të respektit për karrierën e tij gjatë dhe të shkëlqyer.