AP
27 Shtator 2015•Përditësim: 27 Shtator 2015
SUZUKA (AA) - Piloti i mercedesit, Lewis Hamilton është fituesi i garës së sotme të Formula 1 Grand Prix të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi javën e kaluar në Singapor u detyrua të largohet nga gara, Hamilton sot nga fillimi mori kryesimin dhe mbajti avantazhin deri në përfundimin e garës. Pozita e dytë i takon shokut të tij të skuadrës Nico Rosberg, ndërsa Vettel me Ferrari përfundoi i treti.
Krahas fitores, Hamilton me marrjen e vendit të parë ka rritur avantazhin ndaj Rosbergut në renditjen e përgjithshme të pilotëve të Formula 1.
Renditja në garën e sotme ishte e njëjtë si vitin e kaluar kur gjatë garës në stazën e njëjtë pësoi piloti Marussia Jules Bianchi, i cili vdiq nëntë muaj më vonë.
Gara e ardhëshme e Formula 1 do të jetë pas dy javësh, më 11 tetor në Rusi.